Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka takuar ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar, Nicholas Abbott, raporton Gazeta Blic.
Ata folën për marrëdhëniet dypalëshe, bashkëpunimin ndërmjet Qeverisë dhe ambasadës britanike në Kosovë, dhe për temat aktuale, përfshirë ato që kanë të bëjnë me procesin e dialogut të ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian.
“Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, takoi Ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar, Nicholas Abbott.Folën për marrëdhëniet dypalëshe, bashkëpunimin ndërmjet Qeverisë dhe ambasadës britanike në Kosovë, dhe për temat aktuale, përfshirë ato që kanë të bëjnë me procesin e dialogut të ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian.Kryeministri Kurti dhe ambasadori Abbott reflektuan e diskutuan mbi zhvillimet gjatë vitit 2023, sfidat dhe arritjet e qeverisë, mundësitë për fuqizimin e bashkëpunimit bilateral për shkëmbim e zhvillim, siguri e paqe dhe planet e pritjet për vitin e ardhshëm” thuhet në njoftimin e ZKM-së.


