Lajme

Kurti takohet edhe me Dendias në Greqi: Synim fuqizimi i raporteve mes dy shteteve

10/24/2023 20:53
nga:N K

Qëndrimi në Athinë i kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, vijoi me takimin e radhës me ministrin e Mbrojtjes të Greqisë, Nikos Dendias.

Në njoftimin e Qeverisë thuhet se në takim u biseduar për marrëdhëniet Kosovë-Greqi dhe mundësitë e thellimit të tyre.

” Synimi ynë është fuqizimi i raporteve tona e ndërtimi i urave të bashkëpunimit me Greqinë.Palët diskutuan rreth rrugëtimit të Kosovës në proceset e integrimit evropian si dhe angazhimin e konstruktivitetin e vazhdueshëm të vendit tonë në procesin e dialogut e normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë”, thuhet në njoftim.

Kurti foli dhe mbi bashkëpunimin me KFOR-in në patrullimin e kufirit verior e situatën e sigurisë në vend, një muaj pas sulmit terrorist dhe kriminal të 24 shtatorit të kryer nga grupe paramilitare me sponsorim dhe pjesëmarrje të Serbisë.