Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se duhet të vazhdojnë takimet e qeverisë me partitë opozitare për çështjen e Vettingut, raporton Gazeta Blic.
Ai falënderoi AAK dhe PDK për takimet por tha se duhet të ketë takime edhe me LDK-në e cila ka refuzuar takimin dhe ka thënë se kontributin do ta japë në Kuvend.
“Duhet të kemi takime për Vettingun dhe jam i gatshëm që t’i vazhdoj takimet me partitë politike. Është e domosdoshme që të kemi konsultime për çështjen e Vettingut”, tha Kurti.


