Lajme

Kurti: Takimet me Scholzin, qoftë në Prishtinë apo në Berlin janë përherë të sinqerta

10/14/2024 23:45
nga:Gazeta Blic

Kryeministri i vendit Albin Kurti, është shprehur se me kancelarin gjerman Olaf Scholz, si në Prishtinë ashtu edhe në Berlin, takimet janë përherë të sinqerta, me diskutime përmbajtësore e konstruktive.

“Sot u ritakuam në kuadër të 10-vjetorit të Procesit të Berlinit, në Samitin e radhës ku u përkushtuam për më shumë bashkëpunim rajonal e përmes tij për integrim të plotë evropian. E falënderova për mikpritjen dhe mbështetjen e fortë e të vazhdueshme të Gjermanisë për Kosovën”, shkruan Kurti.