Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka theksuar rëndësinë e takimeve të shpeshta me bashkatdhetarët, duke i cilësuar ato si mbushur me ngrohtësi, mikpritje dhe entuziazëm për zhvillimin e Kosovës, raporton GazetaBlic.
Në një postim të tij në rrjetet sociale, Kurti ka përshëndetur pjesëmarrësit në takimin e fundit që u mbajt në Frankfurt, duke theksuar se ky qytet nuk përbën përjashtim nga pritshmëritë e tij për mbështetje dhe angazhim nga diaspora.
“Takimet me bashkatdhetarë i kemi të shpeshta. Në secilën prej tyre ka ngrohtësi dhe mikpritje për ne, e interesim dhe entuziazëm për zhvillimin e vendit. Frankfurti nuk përbën përjashtim. Frankfurti është vërtetim,” ka shkruar Kryeministri Kurti.