Lajme

Kurti takim me shefin e ri të EULEX, Giovanni Pietro Barbano

07/07/2023 12:23
nga:Mergim Rreci

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka pritur në takim shefin e ri të Misionit të Bashkimit Evropian për Sundim të Ligjit, EULEX, Giovanni Pietro Barbano, prezent ishte edhe Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha dhe Koloneli i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Ejup Maqedonci, raporton GazetaBlic.

Në takim u diskutua për bashkëpunimin ndërmjet Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe institucioneve të rendit dhe sigurisë me misionin EULEX me qëllim të forcimit të sundimin të ligjit.

Po ashtu z. Barbano e falënderoi Kryeministrin Kurti dhe e përgëzoi për progresin mbresëlënës ekonomik dhe demokratik që ka shënuar Kosova.