Lajme

Kurti sulmoi Kushtetuesen, Shkodra e kritikon: VV-ja po mendon se do jenë përjetësisht në pushtet

11/13/2024 19:35
nga:G C

Njohësja e zhvillimeve politike Magbule Shkodra kritikoi Vetëvendosjen dhe kryeministrin Albin Kurti për qasjen e tyre ndaj vendimeve të Gjykatës Kushtetuese.

Sipas saj, ka përpjekje nga partia në pushtet për të anashkaluar institucionet e pavarura dhe kjo sipas Shkodrës, tregon një mungesë të përgjegjësisë dhe një supozim të gabuar se pushteti i Vetëvendosjes është i përhershëm.

“Për shembull për Byronë e Konfiskimit të cilën këta u munduan ta shtynë dhe tani thoni që Gjykata Kushtetuese, jo, edhe Komisioni i Venecias, një institucion plotësisht i pavarur, jashtë shtetit tonë dha komente negative.

Pra nuk është që Gjykata Kushtetuese, por sikur e kam krijuar që VV-ja po mendon që ka ardhur në pushtet dhe përjetësisht do të jetë në pushtet dhe të bëjmë krejt çka është në interesin tonë. Jo, jo. Ne kemi zgjedhje tani.

Mund të imponojë politika që nuk shkelin Kushtetutën e Kosovës, kaq. Mund të bësh politika, por jo të shkelësh Kushtetutën. Të gjitha ligjet që kanë shkuar, në mënyrë të suksesshëm janë rrëzuar nga Kushtetuesja. Po kjo gjykatë ka rrëzuar edhe president dhe nuk është nuk bërë diçka kundër tyre, po e bën punën e tyre”, ka thënë Shkodra.

“Po ndal avazin e reformave” – Kritikohet Kurti për sulmin ndaj Kushtetueses

Nga ana tjetër, kryeministri Albin Kurti gjatë një mbledhjeje të fundit të Qeverisë kritikoi vendimet e Gjykatës Kushtetuese ndaj disa nismave ligjore të qeverisë, të cilat, sipas tij, janë pjesë e reformave.

“Urojmë që të ndërpritet ky avazi i bllokimit të reformave pozitive e progresiste siç ndodhi me ligjin për byronë, me ligjin për KPK-në, me ligjin për çmimet tavan për produktet bazë ndër të tjera”, ka thënë Kurti./dukagjini/