Lajme

Kurti: Sulmi ndaj Kanalit Ibër–Lepenc ishte sabotim i qëllimshëm për destabilizimin e Kosovës

12/24/2025 17:21
nga:Genita C

Kryeministri në detyrë Albin Kurti ka deklaruar se sulmi kinetik ndaj Kanalit Ibër–Lepenc më 29 nëntor 2024 ishte një akt i qëllimshëm sabotimi ndaj infrastrukturës kritike të Kosovës, i ndërlidhur me struktura shtetërore dhe ilegale të Serbisë, raporton GazetaBlic.

Ai theksoi se aktakuza e Prokurorisë Speciale dhe gjetjet e ekspertizës ndërkombëtare forenzike konfirmojnë përdorimin e eksplozivit me origjinë ushtarake dhe se sulmi synonte destabilizimin e Kosovës dhe zhvendosjen e krizës së brendshme politike të Serbisë.

Kurti u bëri thirrje partnerëve ndërkombëtarë që këto veprime të trajtohen si pjesë e një modeli sistematik destabilizues dhe të ndërmerren masa konkrete sanksionuese.