Lajme

Kurti sqaron deklaratën se “punëtorët e patriotët më të devotshëm janë në diasporë”

11/11/2024 19:36
nga:G C

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka sqaruar deklaratën e tij  në Frankfurt, ku kishte thënë se “patriotët dhe punëtorët më të mëdhenj i gjen në diasporë”, një shprehje që ka shkaktuar shumë reagime, raporton GazetaBlic.

Kurti ka shpjeguar se ai kishte synuar të theksonte rolin e rëndësishëm të diasporës në ruajtjen e patriotizmit dhe zhvillimin profesional të kombit. Sipas tij, shqiptarët në diasporë janë ata që i japin Kosovës një kontribut të jashtëzakonshëm si në aspektin patriotik, ashtu edhe në atë profesional.

“Ajo çfarë kam thënë është se prej shqiptarëve më të devotshëm në kuptimin patriotik e më të zotë në kuptimin profesional unë i gjejë në diasporë. Ne kemi nevojë ta kthejmë trurin në Kosovë, sepse disa prej ekspertëve më të zot nuk i kemi në vendin tonë”, ka thënë Kurti ndër tjerash.

Sipas Kurtit, “ne nuk mund të krahasohemi meqë diaspora jetojnë në shtetet më të zhvilluara”.

E plotë: