Lajme

Kurti: Shtetet e Ballkanit duhet të demokratizojnë vendet e tyre dhe jo të çojnë përpara idetë e këqija si “Mini-Shengeni”

07/02/2021 14:54
nga:Y I

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, nga Forumi i Prespës për Dialog që po mbahet në Maqedoninë e Veriut, ka sugjeruar se Washingtoni dhe Brukseli duhet të kenë sinkronizim për Ballkanin Perëndimor, derisa ka theksuar se Kosova po punon në tri objektiva.

“Për të rinovuar aleancën tonë transatlantike, unë sugjerova sinkronizimin e Ëashingtonit dhe Brukselit në Ballkanin Perëndimor ndërsa ne punojmë për tre qëllime. 1. Demokratizimi duke forcuar sundimin e ligjit. 2. Siguria përmes anëtarësimit në NATO. 3. Uniteti i Evropës përmes anëtarësimit të Ballkanit Perëndimor në BE”, ka thënë Kurti.

Ai poashtu ka thënë se shtetet e Ballkanit Perëndimor duhet të demokratizojnë vendet e tyre në vend se të çojnë përpara idetë e këqija sikur ajo e Mini-Shengenit.

“Në Forumin e Prespës për Dialog thashë që Kosova e kupton zhgënjimin e Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut në bisedimet e anëtarësimit. Por ne nuk mund t’ia kthejmë shpinën BE-së sepse ajo është shtëpia jonë e ardhshme si evropianë. Në vend që të shtyjmë ide të këqija siç është Mini-Shengeni, ne duhet të demokratizojmë vendet tona”, ka thënë Kurti.