Lajme

Kurti shpërfill urdhrin e Gjykatës, s’paraqitet në Prokurori për të dhënë dëshmi, shkon në Gjilan

03/04/2025 10:31
nga:Sh R

Kryeministri, Albin Kurti nuk është paraqitur në Prokurori. Ai po merr pjesë në një ngjarje në Gjilan

Edhe pse Kurti është dashur që sot të shkojë në objektin e Prokuorisë në Prishtinë ai është parë në një ngjarje në Gjilan.

Indeksonline ka siguruar pamje ku Kurti bashkë me Ministren e Arsimit, Arbërie Nagavci është parë duke marrë pjesë në vendosjen e gurëthemelit të një çerdhe në vendin e quajtur ‘’Livadhet e Arapit’’.

Mbetët të shihet se cilat veprime do të ndërmerr tash Prokuroria dhe Gjykata pas refuzimit të Kurtit për tu paraçitur në Prokurori për intervistim në cilësinë e dëshmitarit.