Lajme

Kurti shkruan për protestën e 1 tetorit 1997

10/01/2024 17:37
nga:G C

Albin Kurti, kryeministër i Kosovës, ka përkujtuar protestën e 1 Tetorit të vitit 1997, kur studentët e Universitetit të Prishtinës, por edhe profesorë e qytetarë të ndryshëm, protestuan ndaj Serbisë.

Në këtë përvjetor, Kurti ka shkruar goxha gjatë.

Megjithatë, Kurti nuk i ka përmendur me emër disa prej pretagonistëve kryesorë. Përveç rektorit të UP-së, Ejup Statovci, Kurti nuk i përmendi të tjerët, përfshirë Muhamet Mavraj, Bujar Dugolli, Driton Lajçi dhe Ernest Luma.

Megjithatë, Kurti ka publikuar disa fotografi, ku shihen të lartëpemendurit.