Albin Kurti, Kryeministër i Kosovës, ka shkruar për dy ndeshjet e futbollit që zhvillohet sonte: Shqipëria me Polonin dhe Kosova me Sllovakinë.
“Botërori plotësohet kur Kuqezinjtë dhe Dardanët zbresin në Amerikë,” shkroi ai.
Postimi i plotë:
Kosova me Sllovakinë, Shqipëria me Poloninë, të dyja në ndeshjet jashtë vendit, në sytë e gjithë kombit.
Kurajo dhe forcë, me mendje dhe zemër, urojmë për fitore. Ky shekull i shqiptarëve është edhe i talentit në sport. Ëndërrat janë për guximtarët. Botërori plotësohet kur Kuqezinjtë dhe Dardanët zbresin në Amerikë.
Forca, përpara e faleminderit për çdo emocion!


