Më 25 maj të këtij viti, me propozim të Ministrisë së Financave, në Qeverinë e Kosovës është votuar emri i Hekuran Nikçit për Kryeinspektor të Inspektoratit të Punës.
Një vendim i tillë i Qeverisë së Kosovës është bërë në kundërshtim me ligjet e Republikës së Kosovës, meqë për pozitën në fjalë duhet organizimi i konkursit
Këshilli i Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil të Kosovës pas një monitorimi të jashtëzakonshëm duke u bazuar në shkresat e rastit ka kërkuar nga kryeministri i Republikës së Kosovës që të kthejë mbrapsht vendimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës për emërimin e Hekuran Nikçit si Kryeinspektorit të Inspektoratit të Punës.
Kështu bëhet e ditur nga një dokument i publikuar nga Express.
Siç shkruhet një pozitë e tillë hynë në kuadër të pozitave të larta të Shërbimit Civil dhe si e tillë i nënshtrohet rendit juridik për Zyrtarët Publik.
Bazuar në këtë, vendimi i Qeverisë së Kosovës për të emëruar Kryeinspektorin e Inspektoratit të Punës pa procedura rekrutuese është shkelje e Ligjit për Zyrtarë Publik.



