Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, shpesh herë ka treguar se ka sens të humorit. Madje, këtë aftësi e shfaqi gjatë lansimit të thirrjes publike për mbështetjen e konsumatorëve familjarë dhe Ndërmarrjeve të Mesme dhe të Vogla për investimin në sisteme të energjisë së ripërtëritshme.
Aty, Kurti përmendi motin që po mbizotëron në këto ditë të shkurtit, me ç’rast sugjeroi që të shfrytëzohet sa më shumë.
“Në muajin shkurt të 2024-ës duket që dielli po rrezaton më ngrohtë e tash përveç se do ta shfrytëzojmë ndriçimin e tij dhe atmosferën e ndejës sonë, energjinë le ta kthejmë në energji të pastër për shtëpitë tona e bizneset tona”, deklaroi Kurti.