Lajme

Kurti sërish flet për “Ballkanin e Hapur”: Çka nuk është e mirë për Kosovën, nuk është e mirë as për Shqipërinë

06/27/2022 21:25
nga:Q R

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është përgjigjur për idenë e Ballkanit të Hapur, duke e quajtur ‘’ide të gabuar’’ dhe sipas tij, kjo jo vetëm për Kosovën por s’është e mirë as për Shqipërinë.

Sipas Kurtit, “Çka nuk është e mirë për Kosovën, nuk është e mirë as për Shqipërinë. Çka nuk është e mirë për Shqipërinë, nuk është e mirë as për Kosovën”.

“Me procesin e Berlinit udhëheq Gjermania, me Ballkanin e Hapur udhëheq Serbia. Serbia dëshiron që faktorët perëndimorë, të mos jenë në një vijë. Interesi i shqiptarëve është raporti i mirë transatlantik, e është gabim që ne shqiptarët, të luajmë sikur Serbia”, deklaroi ai për Syri TV.