Lajme

Kurti: Serbia po e shkel marrëveshjen/ ‘Borrelli e Lajçaku s’i bien bilbilit kur ka shkelje’

09/25/2024 14:49
nga:Y I

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në një intervistë për “Politico.eu” është shprehur se qasja e Serbisë nuk është normalizimi i marrëdhënieve me Kosovën.

Ky portal shkruan se pavarësisht se ndanë të njëjtën tryezë në Bruksel javën e kaluar, dy liderët ballkanikë nuk folën drejtpërdrejt.

“Qasja e Serbisë nuk është normalizimi i marrëdhënieve me Kosovën. Si mundën t’i thonë po Marrëveshjes së Ohrit, por refuzuan ta nënshkruajnë atë”, ka thënë Kurti.

“Kur ai flet, unë nuk ndërhyj. Sa herë që flas, ai ankohet”, ka thënë Kurti, për presidentin serb, Aleksandër Vuçiq.

Ky medium ka thënë se Kurti akuzoi qeverinë serbe për shkeljen e marrëveshjes së tyre “herë pas here” dhe siç thuhet aty, për strehimin e Milan Radoiçiqit.

“Radoiçiqi është i lirë dhe i mbrojtur në Serbi dhe financuar nga Serbia”, tha Kurti.

Kurti ka drejtuar gishtin edhe nga kryediplomati i BE-së Josep Borrell dhe emisarin për dialog,Miroslav Lajçak.

“Problemi është se Borrell dhe Lajçak nuk i bien bilbilit kur ka pasur shkelje. Imagjinoni një arbitër që sillet në një fushë futbolli pa bilbil”, është shprehur tutje ai.