Kryeministri Kurti ka thënë se për një marrëveshje finales mes Kosovës e Sërbisë, kjo e fundit ta ndryshojë Kushtetutën, pasi e ka të vjetër, që nga viti 2006, pra nga koha e Koshtunicës.
Në një konferencë për media, Kurti iu përgjigjë pyetjeve të gazetarëve, duke shtuar se njohja reciproke është thelbi i marrëveshjes, çka do të thotë se pa njohje, s’ka vlerë marrëveshja finale, përcjell GazetaBlic.
“Për marrëveshje gjithëpërfshirë për njohje reciproke, kërkohet ndryshimi i qëndrimit të Serbisë, edhe për shkak të kushtetutës, edhe për shkak të deklarimeve publike. Kushtetuta e vitit 2006, pra ajo e vjetra, e kohës së Koshtunicës, duhet të ndryshohet.
Për marrëveshje Kosovë – Serbi, kjo e fundit duhet të heqë dorë. Njohja reciproke është thelbi i marrëveshjes”, tha ndër të tjera Kurti.
/GazetaBlic/