Kryeministër i Kosovës, Albin Kurti ka thënë se sektori i teknologjisë sa vjen e po zhvillohet.
Përmes një postimi në Facebook, ai ka thënë se “mbi 1500 kompani të regjistruara, nga të cilat më shumë se 85% eksportojnë shërbime, ai ka potencial të jashtëzakonshëm për rritje”
“Sektori i teknologjisë veçse është sektori me rritjen më të shpejtë në ekonominë e vendit tonë”, ka thënë Kurti.
Ai po ashtu ka thënë se “bashkë le të vazhdojmë ta kultivojmë një kulturë inovacioni, të tërheqim investime të huaja dhe të çojmë shtetin tonë drejt një të ardhmeje më të begatë për të gjithë”.
Kurti tha se mbi 3000 persona po i trajnon Qeveria e Kosovës në fusha të ndryshme përfshirë edhe atë të teknologjisë, shkruan Reporteri.net.
Në ceremoni e hapjes së Carvago by Gjirafa mori pjesë edhe Presidentja, Vjosa Osmani.