Mandatari për formimin e Qeverisë së re të Kosovës, Albin Kurti, nuk arriti t’i sigurojë 61 votat e nevojshme për ta qeverisur vendin edhe katër vjet.
Partitë shqiptare thanë se Kurti nuk prezantoi kurrfarë programi qeverisës dhe besojnë se opsioni i vetëm janë zgjedhjet e parakohshme.
Votë për Kurtin nuk pati as Lista Serbe, e cila e akuzoi se ka punuar kundër popullit serb.
Tani i mbetet presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani të vendosë për hapat e mëtejmë.


