Lajme

Kurti së bashku me Aliun marrin pjesë në inagurimin e dy tuneleve në kuadër të Linjës së 10 hekurudhore

11/04/2023 17:31
nga:Y I

Ministri i Infrastrukturës, Liburn Aliu, ka bërë të ditur se bashkë me kryeministrin Albin Kurti  kanë bërë inaugurimin e rihapjes së tuneleve T6 dhe T7, njëri me gjatësi 262 dhe tjetri 122 metra, si pjesë e linjës hekurudhore Hani i Elezit-Fushë Kosovë, raporton Gazeta Blic.

Aliu ka thënë se po punohet intensivisht për plotësimin e të gjitha elementeve të tjera për të funksionalizuar dhe rehabilituar Linjën e 10 hekurudhore, që përfshin edhe linjat Fushë Kosovë-Mitrovicë dhe Mitrovicë-Leshak.

Ai ka falendëruar edhe institucionet bankare evropiane për mbështetjen e dhënë financiare për realizimin e projektit.

Postimi i plotë: