Lajme

Kurti: “Rritje ekonomike si asnjëherë më parë”, prezantohet pakoja e rimëkëmbjes për prodhuesit vendorë

10/28/2021 11:08
nga:M K

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se ekonomia ka pasur rritje si asnjëherë më parë, duke shtuar se ka pasur rritje të eksporteve, dhe shtim të aktivitetit.

“Ekonomia si asnjëherë më parë ka pasur rritje më të madhe ku eksportet janë rritur mbi 60%, aktiviteti mbi 30% e pastaj të hyrat buxhetore për 34%’, tha Kurti.

“Pandemia na dëshmoj se prodhimi ka rol kyç nga aspekti i krijimeve të qëndrueshme të punës, dhe prodhuesit na kanë dëshmuar që puna e tyre nuk ka munguar asnjëherë tek ta, por dora e ndihmës së shtetit ka munguar”.

Ai tha se ankesa ka marrë edhe për pabarazi në treg e gjetjen e tregjeve të reja, probleme këto për të cilat premtoi zgjidhje nga Qeveria.

“Prodhuesit janë detyruar të angazhojnë ekspertë nga jashtë, problem tjetër është pabarazia për shkak të buxhetit milionësh për marketing, problem tjetër është edhe gjetja e tregjeve të reja”.