Lajme

Kurti replikon me Hoxhajn, insiston në fjalën “vlla” të Rrahman Jasharajt

09/22/2022 14:37
nga:Arsim Buxhovi

Kryeministri Albin Kurti e ka përmendur edhe njëherë fjalën “vëlla” për Rrahman Jasharajn në replikën me deputetin e PDK-së, Enver Hoxhaj.

Deputeti i PDK-së, Enver Hoxhaj, i tha kryeministrit Kurti se me Vuçiqin është marrë vesh me gojë dhe në formë feudale për targat kurse me Jasharajn s’po merret vesh në zyrën e kryeministrit.

Kurti tha se e mbron zyrën e tij dhe se aty nuk mund të ketë marrëveshje me fjalët “vëlla”

“Nuk mund të krahasohen takimet në Bruksel, me zyrën e kryeministrit të Republikës sovrane Kosovës së. Ajo zyrë nuk është private por është institucion, nuk ka marrëveshje me terma privat në zyrën e kryeministrit, unë e mbroj zyrën, e nuk ka aty vlla,vlla, vlla hajde merremi vesh, nuk e pranoj atë, duhet të dalim prej asaj logjike. Ndërkaq, në Bruksel nuk ka pasur takime private, ato i përcakton i organizon ndërmjetësi, Bashkimi Evropian, nuk krahasohen me zyrën e Kryeministrit”, tha ai.