Lajme

Kurti refuzoi ta takojë, Abdixhiku: Edi Rama gjithmonë i mirëpritur në Kosovë

07/05/2023 14:55
nga:N M

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku thotë se “kryeministri i Shqipërisë është i mirëpritur”, pasi Edi Rama pritet të vijë nesër në Kosovë.

Kryeministri Albin Kurti ka refuzuar të takohet me Ramën pa mbledhje të dy qeverive, por Abdixhiku thotë se vetëm fakti se diskutohet pritja ose jo e tij, flet për “gjendjen në të cilën ka ardhur Kosova”.

“Natyrisht që kryeministri i Shqipërisë është i mirëpritur në Kosovë. Fakti që ne e diskutojmë pritjen ose jo të tij tregon shumë për gjendjen në të cilën ka ardhur Kosova. Kryeministri është i mirëseardhur gjithmonë në Kosovë”, tha Abidhxiku.

Kurti nuk u shpreh i gatshëm ta takojë Ramën dhe në një konferencë për media pas mbledhjes së sotme të Qeverisë e pranoi se raporti ndërmjet dy vendeve “po lëngon”.

Aleksandar Jablanoviç i përgjigjet Kurtit për zgjedhjet në Veri: Plotëso këto kushte, mandej flasim