Lajme

Kurti reagon: Tash komisionerët t’i ruajnë votat

10/12/2025 20:03
nga:G B

Kryetari i Vetëvendosjes, Albin Kurti ka reaguar pas mbylljes së qendrave të votimit për zgjedhjet lokale në Kosovë.

Ai ka uruar qytetarët për kulturën demokratike teksa ka kërkuar nga komisionerët e VV-së që t’i ruajnë votat.

Postimi:

Sot, me qetësi e maturi, qytetarët e Kosovës dëshmuan edhe njëherë kulturën demokratike duke kaluar ditën e zgjedhjeve lokale me dinjitet e përgjegjësi.

Falënderoj të gjithë qytetarët për mbështetjen për Lëvizjen VETËVENDOSJE! dhe kandidatët tanë nëpër komuna. Ky besim është forca jonë për të vazhduar me punë e përkushtim përpara.

Por, tash është koha e komisionerëve dhe vëzhguesve, të cilët jo vetëm i numërojnë votat, por edhe i ruajnë ato dhe vullnetin e shprehur të qytetarëve.