Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i ka bërë thirrje Serbisë që të lirojë tre policët e rrëmbyer nga forcat serbe brenda territorit të Kosovës.
Kurti ka shrkuar në Twitter se tashmë është konfirmuar që policët janë zënë në pritë nga forcat serbe.
Ai ka kërkuar nga Serbia që ta ndalë dezinformimin.
“Tani kemi konfirmuar se 3 policët tanë të ndaluar ilegalisht u zunë në pritë dhe u rrëmbyen nga forcat serbe gjatë pushimit të përbashkët të drekës nga një patrullë rutinë kontrabande në territorin e Kosovës. I bëj thirrje Serbisë që të ndalojë dezinformimin dhe të lirojë oficerët tanë tani”, ka shkruar Kurti.
We have now confirmed that our 3 illegally detained police officers were ambushed & abducted by Serbian forces while on a joint lunch break from a routine smuggling patrol well w/in Kosova territory. I call on Serbia to stop the disinformation & release our officers now.
— Albin Kurti (@albinkurti) June 20, 2023


