Lajme

Kurti: Raportet me SHBA-të shumë të mira por…..

03/21/2024 20:49
nga:Y I

Kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka folur pas kritikave të shumta që ka marrë kohët e fundit ka folur në lidhje me raportet me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Kurti pohoi se raportet me SHBA-të janë shumë të mira por se sipas tij “marrëdhënia do të thotë edhe marrje edhe dhënie një raport me rrugë dykahore”

“Marrëdhëniet me Shtetet e Bashkuara të Amerikës si një aleat i pazëvendësueshëm, e i paçmueshëm, si një partner substancial në të kaluarën, në të ardhmen e sidomos tani në këtë vit të rëndësishëm dhe si një mik të dëshmuar janë shumë të mira, por marrëdhënia do të thotë edhe marrje edhe dhënie dhe në anën tjetër duhet të jetë një raport me rrugë dy kahore”

“Populli dëshironte që edhe me partnerët edhe aleatët tanë të mos përfitojmë ne si individ, por të përfitoj shteti edhe ne si individ humbim nga pak” tha Kurti në rtk raporton Gazeta Blic.

/Gazeta Blic/

Kurti: Raportet me SHBA-të shumë të mira por…..

 

Kurti flet për sfidat e qeverisjes: Kemi ngritur imazhin e Kosovës në botë