Kryeministri Albin Kurti, ka deklaruar sot se Serbia nuk është përballur me asnjë pasojë për përfshirjen e saj direkte në sulmin terrorist në Banjskë.
Ai tha me hapjen e mbledhjes së sotme të qeverisë se madje Milan Radojiçiq mbetet ende i lirë dhe i mbrojtur nga Serbia.
”Milan Radojiçiq është i lirë dhe i mbrojtur nga Serbia”.
”Deri sot Serbia nuk është përballur me asnjë pasojë për sulmin terrorist pa çka se përfshirja e saj direkt është bërë publikisht dhe botërisht”.