Lajme

Kurti pyetet pse nuk po e kandidon Vjosa Osmanin për presidente

03/02/2026 17:31
nga:Genita C

Kryetari i Vetëvendosjes, Albin Kurti është pyetur nga gazetarët pse nuk po e kandidon Vjosa Osmanin për presidente.

Ndër të tjera, ai ka thënë se: Ne duhet t’i kemi 80 veta që votojnë në sallë minimalisht. Nëse janë 79 automatikisht shkohet në zgjedhje. E kemi prioritet evitimin e zgjedhjeve. Duhet të sigurohemi që t’i kemi 84 deputetë.

“Tash për tash nuk ka asgjë të re. S’kemi figurë konsensuale e as marrëveshje politike. Deklarata e PDK-së e ka ndërlikuar çështjen. Mbetet të shihet sot e nesër”, ka thënë ndër të tjera Kurti.

Abdixhiku: Nëse VV dhe PDK vendosin të ketë garë për presidentin, atëherë shkojmë në zgjedhje