Kryeministri, Albin Kurti, nuk ka pranuar të përgjigjet nëse deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje do t’i votojnë ndryshimet e Projektligjit për Dhomat e Specializuara.
Kurti u pyet nga gazetarët edhe nëse është arritur marrëveshje për zgjedhjen e presidentit, por nuk dha përgjigje për asnjërën nga këto çështje.
Ai u largua pa iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve.


