Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti po qëndron për vizitë në SHBA.
Ai ka publikuar një video në Facebook pranë urës së famshme Golden Gate në San Francisco.
E pas kësaj si ‘kundërpërgjigje’ ka ardhur nga drejtori i Inspekcionit në Prishtinë, Florian Dushi nga LDK, shkruan Gazeta Blic.
Ai ka publikuar një fotografi te kjo urë, derisa është fotografuar kohë më parë.

“San Francisco: Kur jam kan nji vakt i ri”, ka shkruar Dushi.
Në këtë mënyrë ai duket se ka ironizuar me vizitën e kryeministrit dhe takimet e tij në SHBA./Gazeta Blic/


