Lajme

Kurti priti në takim shefin e Zyrës së BE-së në Kosovë, flasin për aktualitetin politik

07/25/2025 17:52
nga:Y I

Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, i shoqëruar nga ministri në detyrë i Shëndetësisë, Arben Vitia dhe ministri në detyrë i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, priti në takim Shefin e Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, ambasadorin Aivo Orav.

“Diskutuan për bashkëpunimin ndërmjet Kosovës dhe Bashkimit Evropian në kuadër të procesit integrues evropian”

Kryeministri Kurti nënvizoi përkushtimin e Qeverisë për avancimin e reformave të nisura gjatë këtij mandati, duke veçuar rëndësinë e vazhdueshme që i ka kushtuar të drejtave dhe integrimit të plotë të të gjitha komuniteteve pa dallim.

Gjatë takimit, gjithashtu u trajtuan tema që kanë të bëjnë me aktualitetin në vend, thuhet në njoftimin e ZKM-së raporton “Gazeta Blic”.