Lajme

Kurti priti në takim komandantin e KFOR-it, Ulutash, flasin për zhvillimet aktuale politike dhe sigurinë

07/08/2026 16:58
nga:Y I

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, priti në takim komandantin e misionit të NATO-s në Kosovë, KFOR, gjeneralmajor Ozkan Ulutash.

Sipas njoftimit të Kryeministrisë, Ulutash ka uruar Kurtin për fitoren e 7 Qershorit.

“Në takim u diskutua për zhvillimet aktuale politike, si dhe për situatën e sigurisë në vend dhe rajon. Krahas angazhimit për ruajtjen e paqes, sigurisë dhe stabilitetit, u diskutua edhe për bashkëpunimin e mirë ndërmjet institucioneve të Republikës së Kosovës dhe KFOR-it, si dhe mundësitë e zgjerimit dhe thellimit të tij”, u tha në njoftim.