Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka pritur sot në takim drejtoreshën e Institutit Demokratik Kombëtar (NDI), Nancy Soderberg dhe bashkëpunëtorë të saj, bëri të ditur Zyra e Kryeministrit.
Kryeministri e ka vlerësuar angazhimin e saj dhe të NDI-së për kontributin e vazhdueshëm në fusha si fuqizimi i aspekteve demokratike në jetën shoqërore e politike, avancimin e transparencës, si dhe llogaridhënies institucionale.
Ky takim i radhës u fokusua edhe në zhvillimet aktuale, bashkëpunimin e deritanishëm dhe rezultatet e objektivat e përbashkëta.