Lajme

Kurti priti në takim Almqvist: Irlanda partner i rëndësishëm i Kosovës, mirënjohës për përkrahjen e vazhdueshme!

07/16/2026 14:20
nga:Y I

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka pritur në takim mbasadorin jo-rezident të Irlandës, Ragnar Almqvist.

Kurti tha se Irlanda është një shtet mik dhe partner i rëndësishëm për Republikën e Kosovës.

‘Ne jemi mirënjohës për përkrahjen e vazhdueshme dhe kontributin e saj në kuadër të KFOR-it dhe EULEX-it’ shkruan Kurti raporton “Gazeta Blic”.

‘Republika e Kosovës është demokracia më e avancuar në rajon, ka mesataren më të lartë të rritjes ekonomike dhe, krahas mbështetjes së lartë qytetare për BE-në, është plotësisht e linjëzuar me politikën e saj të jashtme dhe të sigurisë. Statusi kandidat dhe hapja e negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian janë njohje e meritës për reformat dhe progresin që Kosova ka dëshmuar’ përfundon shkrimin Kurti.

Shkrimi i plotë:

Dy javë pasi Irlanda mori Presidencën e Këshillit të Bashkimit Evropian, pata kënaqësinë të mirëpres në zyrën time ambasadorin jo-rezident, Ragnar Almqvist.
Irlanda është shtet mik dhe partner i rëndësishëm për Republikën e Kosovës. Ne jemi mirënjohës për përkrahjen e vazhdueshme dhe kontributin e saj në kuadër të KFOR-it dhe EULEX-it.

Republika e Kosovës është demokracia më e avancuar në rajon, ka mesataren më të lartë të rritjes ekonomike dhe, krahas mbështetjes së lartë qytetare për BE-në, është plotësisht e linjëzuar me politikën e saj të jashtme dhe të sigurisë.

Statusi kandidat dhe hapja e negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian janë njohje e meritës për reformat dhe progresin që Kosova ka dëshmuar.