Zyra e Kryeministrit ka njoftuar për agjendën e kryeministrit Albin Kurti, për ditën e sotme.
Nga ora 10:00, Kurti do të marrë pjesë në hapjen e Odës Nordike.
Pas kësaj ngjarje, Kurti do të takohet Ministrin e Punëve të Jashtme të Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, nën detyrën e kryesuesit të OSBE-së.
Ky takim do të mbahet në orën 12:20.
Nga ora 14:30, Kurti do të vizitojë Akademinë e Kosovës për Siguri Publike, Vushtrri.