Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka zhvilluar një takim me Ministrin e Deleguar për Evropën të Francës, Benjamin Haddad.
Përfaqësuesve të mediave u është mundësuar vetëm marrja e pamjeve në fillim të takimit, ndërsa nuk është paraparë një konferencë për media pas përfundimit të tij.
Më herët gjatë ditës, Haddad u takua edhe me ministrin në detyrë të Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Glauk Konjufca, në kuadër të vizitës së tij në Kosovë.


