Sporti

Kurti pret në takim drejtuesit dhe lojtarët e Dritës: Mirënjohje për përfaqësimin dinjitoz!

12/10/2025 16:37
nga:Mergim Rreci

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i ka pritur në takim përfaqësuesit dhe futbollistët e Dritës.

Skuadra nga Gjilani ka arritur rezultate shumë pozitive në Conference League, e cila renditet në mesin e 8 ekipeve më të mira në Conference League, transmeton GazetaBlic Sport.

“Nga 36 ekipe, FC Drita e Gjilanit renditet në vendin e 8-të në Ligën e Konferencës. Shanset i kanë të mëdha për kualifikim në fazën tjetër. Përfaqësuesve të klubit, tranjerit, futbollistëve dhe stafit teknik, që i mirëprita me kënaqësi në kryeministri, i shpreha mirënjohjen për përfaqësimin dinjitoz të shtetit tonë.

Bardh e kaltërtit nga Gjilani nesër mbrëma në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë e presin AZ Alkmaar e Holandës në ndeshjen e radhës. Arritja e rezultatit pozitiv do të shënonte tjetër sukses historik për klubin dhe mbarë futbollin tonë. Forca Drita!”, thuhet në postimin e Kurtit.