Lajme

Kurti pret kongresistët amerikanë Turner dhe Norcross, diskutim për sigurinë dhe bashkëpunimin me SHBA-në

11/24/2025 15:47
nga:Genita C

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka njoftuar se ka pritur në takim kongresistët amerikanë Mike Turner dhe Donald Norcross, anëtarë të Komitetit të Shërbimeve të Armatosura dhe të Asamblesë Parlamentare të NATO-s, raporton GazetaBlic.

Në takim u diskutua për marrëdhëniet miqësore mes dy vendeve dhe bashkëpunimin bilateral, veçanërisht në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë.

Kurti theksoi se Kosova e ka katërfishuar buxhetin e mbrojtjes gjatë mandatit aktual, duke avancuar kapacitetet me sisteme të reja, përfshirë ato amerikane, si dhe se mbi 1000 pjesëtarë të FSK-së janë trajnuar në programe ushtarake në SHBA.

Ai shprehu mirënjohje për mbështetjen e vazhdueshme të Shteteve të Bashkuara ndaj Kosovës.