Sipas ZKM-së, Kryeministri në detyrë Albin Kurti mori pjesë në pritjen e organizuar nga Ambasadori i Japonisë, Kiminori Iwama, me rastin e vizitës së Delegacionit Japonez të Biznesit.
Kurti uroi delegacionin dhe theksoi se prania e tyre tregon interesimin për mundësi të reja bashkëpunimi.
Ai vlerësoi mbështetjen e vazhdueshme të Japonisë për Kosovën dhe potencoi rritjen ekonomike të vendit, duke përmendur fusha të reja investimesh si teknologjia, energjia e ripërtëritshme dhe industrinë digjitale.


