Kryeministri Albin Kurti ka bërë të ditur se po pret përfundimin e draftit të ri të Ligjit për Dhomat e Specializuara, pas marrëveshjes me PDK-në për vazhdimin e kësaj nisme.
Ai tha se ekspertët pritet ta përmbyllin draftin gjatë këtyre ditëve.
Ndërkaq, Vlora Çitaku ka bërë të ditur se teksti i ri do të mbështetet në ligjin e miratuar në dy lexime nga Kuvendi, duke përfshirë edhe propozimet e PDK-së dhe rekomandimet e ekspertëve vendorë e ndërkombëtarë.
Sipas saj, ndryshimet synojnë ta bëjnë ligjin më të qëndrueshëm juridikisht dhe më të zbatueshëm në praktikë.


