Lajme

Kurti premton përsëri Autostradën e Anamoravës dhe ndërtimin e stadiumit të qytetit në Gjilan

02/03/2025 19:36
nga:Genita C

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, për të disatën herë ka premtuar ndërtimin e Autostradës së Anamoravës dhe ndërtimin e stadiumit të qytetit të Gjilanit.

Gjatë tubimit në Gjilan, Kurti përsëriti premtimet e vjetra.

“Të dashur qytetar, autostrada e Gjilanit do të bëhet. Dhe atë deri te Dheu i Bardhë, Stadimun e Gjilanit gjithashtu do ta bëjmë.” – ka thënë Kurti.

Kurti, këtë premtim e kishte dhënë disa herë, madje duke përmendur edhe afate kohore të tejshkuara tashmë.