Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka theksuar suksesin e pesë bizneseve të rrethit të Prizrenit, duke përfshirë prodhuesit e betonit, veglave për prerje me diamant dhe plisa, si dhe printimin e reklamave, raporton GazetaBlic.
“Bizneset si Vëllezërit e Bashkuar, New Diamond Group, Sempro, S-Wool dhe APRINT kanë treguar rritje të shpejtë dhe eksport në tregje ndërkombëtare”.
Kurti ka premtuar mbështetje prej 1 miliardë euro për të stimuluar prodhimin dhe zhvillimin e ndërmarrësisë në Kosovë.
E plotë:
Pesë biznese të rrethit të Prizrenit, nga prodhimtaria e betonit, e veglave dhe telave për prerje me diamant ndaj gurit, te zdrukthëtaria për profile plastike, prodhimi i plisave e deri te printimi dhe prodhimi i reklamave.
Këto janë Vëllezërit e Bashkuar, New Diamond Group, Sempro, S-Wool, dhe APRINT. Secila nga to me tregime mbreslënëse të rritjes e zhvillimit të biznesit. Vëllezërit e Bashkuar janë të parët në Kosovë me certifikim ISO 9001:2000. New Diamond Group eksporton mbi 90% të produktit në vende si Brazili, Algjeria, Egjipti, Spanja dhe India. Sempro ka zbritur importin e disa profileve të plastikës në Kosovë nga 70 deri në 90%, kurse eksportojnë kryesisht në Ballkan dhe Evropë, përfshirë Ukrainën. S-Wool mban të gjallë traditën historike duke përpunuar me dorë plisin. Kurse APRRINT operon në 1500 m2 me makineri moderne për printime dhe reklama për LED ekrana.
Mandatin tjetër, 1 miliard euro mbështetje bizneseve për prodhimtari dhe ndërmarrësi. Do të vazhdojmë të bëjmë vend edhe në hartën ekonomike të botës, jo vetëm atë politike dhe gjeografike.


