Lajme

Kurti pranon letër urimi nga kryeministri i Katarit, Khalid Bin Khalifa Bin Abdulaziz Al-Thani

04/24/2021 19:53
nga:M K

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar letër urim nga kryeministri i Katarit, njëherit Ministër i Punëve të Brendshme, Khalid Bin Khalifa Bin Abdulaziz Al-Thani, njofton zyrja e kryeministrit.

Në letër urim, kryeministri Al-Thani, në emër të shtetit të Katarit, i ka përcjellur kryeministrit Kurti urime të sinqerta për zgjedhjen si Kryeministër i Kosovës.

Po ashtu, ka shprehur dëshirat më të mira për mirëqenie dhe sukses për kryeministrin Kurti, si dhe zhvillim e përparim të mëtejmë për Kosovën, thuhet në komunikatën e zyrës së kryeministrit të Kosovës dërguar mediave.

LEXO EDHE:

Qeveria: Prioritet i yni në raport me Serbinë është çështja e të pagjeturve dhe krimet e kryera gjatë luftës në Kosovë