Albin Kurti ka bërë të ditur se Posta e Kosovës, pas ndarjes nga Telekomi në vitin 2012 dhe humbjeve deri në 4 milionë euro në vit, po e përmbyll për të dytin vit radhazi me fitim, rreth 1 milion euro.
Sipas tij, ndërmarrja ka ndalur rrjedhjet financiare, ka rikthyer në menaxhim asetet e veta dhe ka nisur investime pas më shumë se një dekade në mjete pune dhe infrastrukturë.
Kurti e cilësoi Postën e Kosovës si shembull të ringjalljes së ndërmarrjeve publike dhe përgëzoi menaxhmentin dhe punëtorët për arritjet dhe shërbimin ndaj qytetarëve.

