Lajme

“Kurti populist, Rama përfaqësues i oligarkëve”

06/15/2023 23:41
nga:Genita C

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Armend Zemaj e ka quajtur kryeministrin e vendit Albin Kurti populist, kurse atë të Shqipërisë Edi Rama përfaqësues të oligarkëve.

Deputeti i LDK-së, tha se kryeministri shqiptar Edi Rama përkundër problemeve politike në Shqipëri, ai po tenton ta luajë një rol të mësuesit ose të një njeriu të rëndësishëm në rajon.

“Kryeministri Kurti do të vazhdojë të jetë populist në pjesën demagogjike, kryemnistri i Shqipërisë është për mua një përfaqësues i oligarkëve dhe përkundër gjendjes çfare e ka politike në Shqipëri tenton që ta luajë njëfarë roli këtu të një mësuesi, ose të një njeriu të rëndësishëm në rajon, por që në nuancë duket që mbanë anë më shumë të bashkëpunimit, ose të emocionit që fare pak e ka dhe me të kaluarën tonë. E trajton Kosovën si diçka e re, ose si një histori e dhimbshme e cila duhet të harrohet dhe ne duhet të veprojmë thuajse nuk ka ndodhë asgjë në Kosovë”, tha Zemaj./teve1/