Lajme

Kurti: Policia u çoi pako ushqimore serbëve të Banjskës, faleminderit që qëndruan të qetë

09/26/2023 17:24
nga:Sh R

Kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka njoftuar se Policia e Kosovës ka shpërndarë më shumë se 100 pako ushqimore në fshatin Banjskë, për banorët me shumicë serbe të Kosovës në atë zonë.

Në kuadër të zhvillimeve të fundit në veri, Kurti është shprehur falënderues për të gjithë qytetarët që kanë ruajtur qetësinë.

“Krahas operacionit të tij anti-terror, Kosovo Police ka shpërndarë 100+ pako ushqimore në Banjskë për banorët shumicë serbë të Kosovës në këtë zonë, përveç adresimit të nevojave të tjera elementare. Falënderoj qytetarët tanë për qetësinë, maturinë dhe besimin e tyre. Policia është në shërbimin tuaj”, ka shkruar Kurti në platformën X.