Njohësi i çështjeve juridike, Mazllum Baraliu ka folur për nisjen e procedurave të Qeverisë për largimin e kryetarëve të zgjedhur në katër komunat në veri, teksa thotë se kjo e fundit nuk ka pse të merret me këtë çështje sepse siç thotë ai, Qeveria s’ka punë as me Kushtetutë as me ligj.
Baraliu në një prononcim për GazetaBlic thotë se, kjo çështje i takon Komisionit Qendror të zgjedhjeve, Kushtetutës dhe ligjeve që e rregullojnë procesin zgjedhor.
“Nuk po kuptoj çfarë mundet Qeveria të bëjë në atë drejtim kur nuk është punë e Qeverisë, ajo është punë e Komisionit Qendror, është e Kushtetues dhe ligjeve që e rregullojnë. Vetëm ata duhet të dalin me propozime për dorëheqjet e tyre ose për shkarkim, dikush të bëjë, pra trupi rektoral 20%, nëse ka fillu trupi rektoral 20% t’i iniciojë procedurë me peticion ajo është në rregull, por Qeveria nuk di unë që ka punë as me Kushtetutë, e as me ligj nuk ka të drejtë”, thotë Baraliu.
Sipas Baraliut, Qeveria e Kosovës po e ngadalëson këtë proces i cili siç thotë ai, mund të zgjidhet duke u dorëhequr kryetarët.
“Thjesht nuk ka punë aty Qeveria dhe nuk është punë e saj që të ngatërrojë e as të ngadalësojë. Thjesht duhet ta kuptoj që insisitimi është në dy mënyra ekzistojnë. Shtimi i Bashkësisë Ndërkombëtare është me theks të veçantë, pra të bisedohet me ata kryetarë, dy parti i kanë nga dy kryetarë të bisedojnë dhe thjesht ata të japin dorëheqje në mënyrë që ta thjeshtojnë dhe ta lehtësojnë procesin”, shtoi Baraliu.
Baraliu shtoi se Bashkësia Ndërkombëtare ta sigurojë Kosovën që në procesin zgjedhor do të marrin pjesë edhe komuniteti serb.
“Por kjo nuk mundet kështu të shkoj vetëm nga ana e Kosovës, por duhet edhe Bashkësia Ndërkombëtare ta siguroj Kosovën, Qeverinë tonë që do të ketë një proces zgjedhor ku do të marrin pjesë të gjitha komunitetet pra edhe serbët, dhe jo të bojkotohet dhe jo të premtohet siç është premtuar edhe pas marrëveshjës në Ohër nga Bashkimi Evropian dhe nga Vuçiçi që ata do të marrin pjesë, ndërkohë që Vuçiçi i thërriste për bojkot dhe do ta bojkotojnë”, tha Baraliu.
“Pra duhet të këtë një angazhim të dy anshëm dhe një dakordim që zgjedhjet duhet të jenë të sigurta dhe të suksesshme sepse e humb kuptimin çështja”, tha Baraliu për GazetaBlic.
Njohësi i çështjeve juridike, Muhamet Kelmendi potencon se nuk mund të themi se kryeministri Kurti po e zvarrit procesin e zgjedhjeve, por sipas tij duhet të mbahen vetëm në bazë të ligjit.
Kelmendi në një prononcim për GazetaBlic thotë se shkuarja e Veriu në zgjedhjet mund të bëhet në disa mënyra.
“Zgjedhjet në veri të Kosovës mbahen vetëm në bazë të ligjit. Nuk mund të thuhet se procesi zgjedhor në veri të Kosovës po zvarritet sipas Marrëveshjes së Bratislavës.Mund të shkojmë në mënyra dhe forma të ndryshme. Përveç zgjedhjeve të rregullta, të cilat mbahen në bazë të Kushtetutës, ne kemi edhe disa mënyra të tjera”, tha Kelmendi.
Kelmendi përmendi 6 pikat kryesore se si Veriu mund të shkojë në zgjedhje, teksa shtoi se në çfarëdo forme të mbahen ato, vendimi për të shkuar në zgjedhje i takon Presidentes.
“1. Me peticion, mbledhja e nënshkrimeve të zgjedhësve në komunë. 2. Me mosfunksionimin e organeve sipas kushteve të Republikës. Presidenti i shpall zgjedhjet, por me kusht që organet vendore të rrezikojnë shtetin e tyre. 3. Me rregullime të ndryshme të pushtetit, kur organet e zgjedhura japin dorëheqjen dhe bashkitë mbeten pa kryetar. 4. Me vdekjen e krerëve dhe me ikjen nga vendi. 5. Me kushte dhe kushte për të votuar, qytetarëve u jepet mundësia të riatdhesohen në tokat, banesat dhe shtëpitë e tyre. 6. Kur organet lokale, kryetarët e komunave kryejnë vepra penale të dënueshme sipas neneve 100-125 të Kodit Penal të Kosovës, që nënkupton rrezikimin e tërësisë territoriale dhe sovranitetit të shtetit, duke marrë vendime për ndarje dhe duke marrë respektin e organeve më të larta. . ndaj shtetit. Dënimet shkojnë deri në burgim të përjetshëm”, tha ai.
“Në cilën do formë është Presidentja që shpall zgjedhjet e jashtëzakonshme apo të rregullta”, përfundoi Kelmendi për GazetaBlic.
Lidhur me këtë çështje, GazetaBlic ka kontaktuar edhe me Valmir Elezin nga KQZ-ja ku thotë se ky institucion e ka për detyrë kryesore organizimin e zgjedhjeve kurdo që ato shpallen.
“Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, si institucion i përhershëm kushtetues, e ka për detyrë kryesore organizimin e zgjedhjeve kurdo që ato shpallen. Si çdoherë, ashtu siç kemi thënë edhe në të kaluarën, KQZ-ja është e gatshme për të përmbushur detyrat që dalin nga Kushtetuta dhe ligjet në fuqi”, tha Elezi.
“Këto zgjedhje do të ishin të jashtëzakonshme, prandaj KQZ-ja do të ketë së paku 30 dhe më së shumti 45 ditë për organizimin e tyre. Për KQZ-në, është lehtësim i madh që të ketë sa më shumë ditë në dipozicion nga ky afat ligjor, sepse organizimi i zgjedhjeve, pavarësisht se po flasim vetëm për katër komuna, është një nga proceset më të mëdha në një vend, përfshin aktivitete të shumta të cilat duhet të realizohen brenda afateve të caktuara kohore”, përfundoi Elezi për GazetaBlic.
Kujtojmë se, Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal ka nisur procedurën për largimin e kryetarëve të zgjedhur në veri të vendit, por edhe shpalljen e zgjedhjeve të reja, siç ka kërkuar Bashkimi Europian.
Në deeskalimin e situatës, Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal si përgjegjëse e qeverisjes lokale, po merret specifikisht me këtë çështje,
Përmes një vendimi të marr nga ministri, Elbert Krasniqi thuhet se ka marr vendim për caktimin e Grupit punues për hetimin e Udhëzimit Administrativ për caktimin e procedurave për iniciativën e qytetarëve për largimin e kryetarëve të komunave.
/GazetaBlic/


