Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal në Kosovë, Elbert Krasniqi, tashmë ka konfirmuar se një udhëzim administrativ, i cili ua mundëson qytetarëve të komunave shkarkimin e kryetarëve të tyre përmes peticionit, do të jetë gati në shtator.
Ky udhëzim administrativ është kritkuar në masë të madhe nga opozita, njohësit e çështje poltike e juridike. Sipas tyre, kjo nuk është mënyra e duhur për deeskalimin e situatës në veri.
Drejtori i Asociacionit të Komunave të Kosovës, Sazan Ibrahimi nuk e sheh të drejtë Udhëzimin Administrativ të Qeverisë Kurti për zgjedhjet në veri.
Ibrahimi shtoi se ligji mbiqeverisjen lokale është tjejet i kjartë se si mund të shkojnë komunat në zgjedhje.
“Asociacioni i Komunave të Kosovës vlerëson se një veprim i tillë është i panevojshëm, sepse kemi ligjin mbi vetëqeverisjen lokale. Kemi nenin 72 ku përmes peticionit, mund të inicohet procedura për largimin e kryetarit, por jo domosdoshmërisht do të largohet ai kryetar”, tha Ibrahimi.
Edhe Kreu i Partisë së Serbëve të Kosovës, Aleksandër Jabllanoviç thotë se peticioni nuk është mënyra e duhur për të zëvendësuar kryetarët e rinjë në veri të Kosovës.
Jablanoviç në një prononcim për GazetaBlic shtoi se vendimi i fundit i Qeverisë për një Udhëzim Administrativ rreth zgjedhjeve në veri, sipas tij, është lëvizje konstruktive ndaj Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimit Evropian.
Gjë që sipas tij, mund të Kosova mund të ketë krizën e radhës: “Jam i sigurt se peticioni nuk është mënyra e duhur për të zëvendësuar kryetarin në veri të Kosovës. Për mendimin tim, kjo është një lëvizje e Qeverisës së Kosovës që dëshiron të prezantohet si palë konstruktive ndaj BE-së dhe SHBA-së dhe në thelb ajo lëvizje është vetëm duke blerë kohë dhe do të çojë në vazhdimin e krizës në muajt e ardhshëm”, thotë ai.
Ish-ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Sadri Ferati thotë se udhëzimi administrativ i Qeverisë Kurti për zgjedhjet në veri, është i mirëseardhur, por sipas tij nuk është forma e duhur që situata në atë pjesë të qetësohet.
Ferati në një prononcim për GazetaBlic thekson se, duhet të shkohet me dorëheqjen e kryetarëve pasi sipas tij, në çfarëdo varianti tjetër të shkohet në zgjedhje, i gjithë procesi do të varet nga presidenti serb, Vuçiq dhe Lista Serbe.
“Udhëzimi Administrativ është i mirëseardhur për t’i treguar dhe për t’i lehtësuar procedurat. Ky është në pajtim me Ligjin për Vetëqeverisje Lokale tek neni ku thotë se në cilat raste kryetarët mund të shkarkohen”, tha Ferati.
“Sa i përket në përgjithësi situatës, unë jam idhëtarë që duhet të ketë një bashkëpunim me kryetarët, të shkohet me dorëheqjen e kryetarëve dhe është variant më i mirë se sa ky udhëzim, sepse gjithë procesi pastaj varet nga Vuçiqi dhe Lista Serbe. Pra, asnjë ndikim nuk do ta ketë më Prishtina apo institucionet qendrore të Kosovës”, shtoi ai.
Ferati foli edhe për tërheqjen e Njësive Policore nga veriu që po bëhet me hapa të ngadalshëm nga kryeministri Kurti. Sipas tij, në ato pjesë të veriut nuk duhet të qëndrojnë njësitë policore që janë të panevojshme.
“Unë mendoj se të gjitha ato njësi policore të panevojshme nuk kanë nevojë të qëndrojnë, por duhet të qëndrojnë njësitë që garantojnë siguri për qytetarët në atë pjesë”, tha Ferati.
Ndryshe, punimi i një udhëzimi të tillë administrativ vjen në kohën kur Kosovës është duke iu kërkuar me ngulm nga Bashkimi Evropian (BE) të shpallë zgjedhje të reja në katër komunat me shumicë serbe në veri të vendit.
“Grupi punues ka afat një muaj që ta bëjë drafit e udhëzimit administrativ… dhe mandej të jetë gati nga shtatori si udhëzim administrativ në të cilin mund të deklarohen qytetarët të cilët kanë për qëllim organizimin e peticioneve për largimin e kryetarëve”, tha Krasniqi, më 2 gusht, gjatë përurimit të një salle sportive në një fshat të Lipjanit.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha më 26 korrik se autoritetet e vendit janë duke u përgatitur për zgjedhje në komunat: Mitrovicë e Veriut, Zubin Potok, Leposaviq dhe Zveçan, por se ato nuk mund të mbahen pa u shtensionuar situata në këtë zonë./GazetaBlic/


