Ankesa e pakënaqësi të mëdha kanë shprehur kohëve të fundit qytetarët karshi zhvillimeve të cilat ndikojnë direkt në mirëqenien e tyre, siç është edhe rryma. Nisur nga këto, “#Gjesi” ka pyetur qytetarët se sa janë të kënaqur deri më tani me qeverisjen e Kurtit.
Krahas atyre që janë të kënaqur dhe pohuan se duhet më shumë kohë për ndryshime më të mëdha, një pjesë e mirë e tyre ishin të revoltuar. Madje, një prej tyre shpërtheu ndaj kryeministrit, duke thënë se ai po gënjen. “Kurti po shkel mbi gjakun e atyre ata që janë vrarë në protesta”, tha mes tjerash i moshuari.
Për më shumë, mund ta shihni videon më poshtë.